Pse oficerët e policisë gjithmonë trokasin prapa makinës kur ju ndalojnë

Bota

Një video virale e TikTok ka zbuluar arsyen e vërtetë pse policët gjithmonë trokasin tek bagazhi i makinës pasi ndalon shoferi. Në video shihen një numër oficerësh që janë filmuar duke iu afruar automjeteve nga ana e majtë dhe ata trokisnin mbi bagazhin përpara se të flisnin me shoferin.

Klipi u shikua më shumë se 30 milion herë që kur u ngarkua më 5 Korrik dhe mijëra njerëz dhanë sugjerimet e tyre, ku një ndër to ishte për shkak të gjurmëve të gishtërinjve.

Eksperti i sigurisë në komunikacion Trooper Steve Montiero mbështeti teorinë e gjurmëve të gishtave dhe shpjegoi arsyen.

“Kur oficerët kryejnë një ndalim të trafikut, ka shumë procedura që duhet të bëhen, jo vetëm për sigurinë e shkelësit por për sigurinë e oficerit. Një nga ato gjëra është të provosh se ai oficer ishte me atë makinë, kështu që kur oficerët i afrohen një automjeti, ata prekin pjesën e pasme të saj. Përmes prekjes së pjesës së pasme të automjetit lihen gjurmët e gishtave të oficerit në atë makinë, duke treguar se ai ose ajo ka pasur kontakt”, u shpreh eksperti.