Ndërsa Indonezia përgatitet të nisë vaksinimin masiv kundër sëmundjes COVID-19, plani i saj për t’iu dhënë prioritet të rriturve me moshë pune, përballë të moshuarve, do të vëzhgohet nga afër.
Disa vende, të tilla si Shtetet e Bashkuara dhe Britania, që kanë nisur tashmë vaksinimin, u kanë dhënë prioritet njerëzve të moshuar, që janë më të cenueshëm ndaj sëmundjes respiratore.
Indonezia, e cila planifikon të nisë imunizimin me vaksinën e zhvilluar nga firma kineze Sinovac BioNtech, thotë se nuk ka të dhëna të mjaftueshme për efikasitetin e vaksinës te njerëzit e moshuar, pasi provat klinike që po zhvillohen në vend, përfshijnë njerëz të moshës 18-59 vjeç, raporton Reuters
“Ne nuk po i kundërvihemi trendit”, ka thënë Nadia Tarmizi, zyrtare e lartë e Ministrisë së Shëndetësisë.
Sipas saj, autoritetet do të presin rekomandimet nga rregullatorët e barnave, për të vendosur për vaksinimin e të moshuarve.