Ballina Lajme Kosova Protestohet para Gjykatës në Prizren për drejtësi për gratë e vrara!

Protestohet para Gjykatës në Prizren për drejtësi për gratë e vrara!



Është dënuar me 15 vite në burg Ilir Haxhiaj nga komuna e Suharekës, për dhunën brutale e cila kishte çuar deri në vdekje bashkëshorten e tij, Hatije Dina, raporton rtv besa.

E për këtë gjykim që iu dha me datën 3 shkurt, nga Gjykata Themelore e Prizrenit, kanë reaguar shoqëria civile, të cilët po konsiderojnë se ky vendim nuk është meritor.

“Të revoltuara ne kërkojmë drejtësi për gratë dhe për mbrojtjen e secilës jetë në mënyrë të barabartë dhe të dinjitetshme”, tha njëra nga organizatorët e kësaj proteste para Gjykatës së Prizrenit.

Gratë që morën pjesë në këtë protest thanë se ato vazhdojnë të dënohen e përdhunohen, por se nuk do të heshtin dhe do të kundërshtojnë derisa drejtësia për gratë të arrihet dhe kërkuan dënim meritor për Haxhiajn.

Ilir Haxhiaj akuzohej nga Prokuroria e Prizrenit për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”, derisa edhe raportet mjekësore kanë konstatuar se e ndjera ka vdekur nga po të njëjtat lëndime.

Hatije Dina kishte vdekur më 15 qershor të 2019-së, pas një trajtimi dyjavor në QKUK.

Në aktakuzën e ngritur gjatë 2019-ës thuhej se Haxhiaj ka qenë në veturë vetëm me bashkëshorten e tij H.D., dhe se pas mosmarrëveshjeve që kishin pasur, ai e kishte goditur disa herë për asfalti të ndjerën.

Shkruan rtvbesa.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Boban Iliç u dorëzua në burg

Brenda afatit ligjor që Gjykata Themelore e Kumanovës e mori që i dënuari për shkeljen për vdekje të Almirit 4 vjeç, Boban...

Shkon në mbi 70 mijë numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjithsej 2.886 mostra të dyshuara me COVID-19

Erdoğan: Plani i veprimit për të drejtat e njeriut do të zbatohet brenda një periudhe 2-vjeçare

Erdoğan në lidhje me Planin e veprimit për të drejtat e njeriut: Është përgatitur për t'u zbatuar brenda një periudhe 2-vjeçare.Erdoğan: Plani...

KQZ ka një njoftim shumë të rëndësishëm

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot ka nisur numërimi i votave me postë.Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se...