Prokuroria Speciale ndalon dy persona të dyshuar për manipulim gjatë zgjedhjeve

Kosova Lajme



Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka ndaluar dy persona me inicialet A.K. dhe S.M., për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve”, nga neni 211 dhe “Dhënia apo marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”.
“Po ashtu, Prokurori i shtetit gjatë ditës së sotme do të parashtroj kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy personat e lartcekur për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat si më lartë. Gjithashtu, ju njoftojmë se Prokuroria Speciale është duke vazhduar hetimet lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftim.