Ballina Lajme Kosova Prokuroria nis hetimet për tre drejtorë të Komunës së Prizrenit

Prokuroria nis hetimet për tre drejtorë të Komunës së Prizrenit

Kanë nisur hetimet penale ndaj tre drejtorëve të Komunës së Prizrenit, për veprën penale për mosrespektim të vendimeve të gjykatës. Bëhet fjalë për drejtoreshën e Arsimit, Xhemile Vezgishti, drejtorin e Shërbimeve Publike, Osman Krasniqi dhe drejtoreshën e Turizmit Sevil Kazaz.

Për këta të fundit avokati Gent Gjini po pretendon se nuk kanë respektuar vendimin e gjykatës për masë të përkohshme të pezullimit të konkursit, dhe 11 punonjësit kanë shkuar në vendin e tyre të punës ku kanë nënshkruar kontratat dhe kanë marrë edhe pagat.

Ky është njoftimi i plot i avokatit Gent Gjini:

Dëshiroj te ju njoftoj se unë Avokat Gent Gjini pasi përfaqësojë palën e dëmtuar dhe pasi kam bërë denoncimin penal lidhur me 3 drejtore te Komunës se Prizrenit prokurorja e rastit ka marrur vendim tani për nisjen e hetimeve penale për 3 drejtori te komunës se Prizrenit këtu për drejtorin e Arsimit drejtoresha Xhemile Vezgishti Drejtorin për Shërbime Publike Osman Krasniqi dhe Drejtorja e Turizmit Sevil Kazaz

Pra ndaj këtyre 3 drejtorive janë nisur hetimet penale nga ana e prokurorisë se shtetit për veprën penale për mosrespektim te vendimeve te gjykatës .

Këtu behet fjale për një vendim gjykateje me mase te përkohshme te cilën e ka marrur gjykata e Prizrenit e me te cilën është dashur te pezullohet konkursi per 11 punonjës ne këto 3 drejtori por këta Drejtori te cilët kane pasur për detyre ta respektojnë vendimin e gjykatës për mase te përkohshme te pezullimit te konkursit këta nuk e kane bere dhe 11 punonjësit kane shkuar ne vendin e tyre te punës i kane nënshkruar kontratat dhe kane marrur pagat e dyta tani .Tani ne jemi pale te dëmtuar ku unë ne ketë rast jam avokat i palës denoncuese Arian Pulaj dhe jemi ata te cilët e kemi bere njoftimin dhe tani çështja ka kaluar ne nisjen zyrtare te hetimeve ndaj 3 drejtoreve te cilët ne procedure penale janë te pandehur.

Këta 3 drejtore duhen te suspendohen nga ana e autoritetit te Komunës se Prizrenit pasi tani me janë nisur hetimet zyrtare nga ana e prokurores por qe fatkeqësisht ende janë ne detyre dhe janë totalisht te papërgjegjshëm mbi ligjin”, ka njoftuar ai. 

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Behgjet Pacolli ia siguron “parkingun” aeroplanit të tij në Aeroportin e Prishtinës

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, është bërë me hangar personal për aeroplanin e tij privat. Lajmin e ka bërë...

Freedom House: Shqipëria, Kosova pjesërisht të lira

Organizata Freedom House arriti në përfundimin se në vitin 2020 aktorët autoritarë u bënë më të guximshëm, ndërsa demokracitë më të mëdha...

Çfarë është pasaporta e BE-së për vaksinim?

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ka thënë këtë javë se Komisioni Evropian do të prezantojë një propozim, më vonë...

KQZ-ja mund të shpallë sot rezultatet përfundimtare

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka lënë të hapur mundësinë që të mërkurën të përmbyllet gjithë procesi i...