Ballina Sport Prishtina mposhtë Dritën në Antalya, Superkupa i takon kryeqytetasve

Prishtina mposhtë Dritën në Antalya, Superkupa i takon kryeqytetasve

Prishtina ka arritur ta fitojë Superkupën e Kosovës në Antalya, pasi ka mposhtur kampionin në fuqi Dritën me rezultat 3-1.
Ndeshja nisi për mrekulli për Prishtinën që në minutën e dytë gjetën golin e epërsisë.

Ishte minuta e dytë e ndeshjes, kur Endrit Krasniqi asistoi bukur në zonë dhe Qëndrim Zyba shënoi për 1-0.
Megjithatë gëzimi i kryeqytetasve nuk zgjati më shumë se gjashtë minuta kur Kastriot Rexha barazoi për Dritën pas gabimit të portierit Haxho 1-1.

Tempo e lojës ishte jashtëzakonisht e lartë ku bënte dy skuadrat të shfaqnin futboll cilësor.
Në minutën e 20-të, Leonit Abazi u pengua në zonë nga Ardian Limani dhe gjyqtari turk akordoi penallti për Prishtinën.
I saktë nga pika e bardhë ishte mbrojtësi i djathtë Besnik Krasniqi që shënoi për 2-1.

Me epërsinë prej një goli të Prishtinës 2-1 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Edhe pjesa e dytë ishte fantastike me të dyja skuadrat që patën raste të mira shënimi.

Drita krijoi më shumë, por portieri i inkuadruar në lojë i Prishtinës, Ardit Nika ishte fantastik me disa pritje.

Krejt në fund kur gjilanasit po kërkonin golin e barazimit, Prishtina gjeti edhe golin e tretë.
Ishte sulmuesi i inkuadruar në lojë, Alban Shillova që realizoi për 3-1.
Vlen të theksohet se kjo ndeshje ishte historike për faktin që për herë të parë në histori të futbollit kosovar një finale zhvillohet jashtë shtetit. /Telegrafi/

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Testohet ulja e avionëve në Aeroportin e Kukësit

Në Aeroportin e Kukësit është kryer ditën e sotme testimi i uljes së avionëve. Ishte ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku,...

Ky lloj i kancerit është bërë më i përhapur tek njerëzit

Kanceri i gjirit është bërë kanceri me i përhapur tek njerëzit.Edhe pse njihej si sëmundje vdekjeprurëse kanceri i mushkërive, tani ky lloj...

Pyetet për Murat Jasharin, Kurti nga Shqipëria: Nuk bëjmë kompromis me presidentin, posti i takon Vjosa Osmanit

Kryetari i VV-së, Albin Kurti po qëndron në Shqipëri në përkrahje të kandidatëve të Vetëvendosjes në zgjedhjet atje.Kurti në një konferencë për...

Përshëndetje nga Gjermania: Një Lajçak për Serbinë

Nga Baton HaxhiuKandidati për kryeministër, Albin Kurti, bëri shtetarin duke përkujtuar një moment mesjetar të Besëlidhjes së Madhe, të epokës së Skënderbeut....