Presheva dhe situata e krijuar lidhur me CoronaVirus, opinion i Departamenti.com

Lugina

Familja kurore e jetes !

Ne kohe izolimi te gjithe kemi nje droje dhe frike se cka mund te ndodh me jetet tona , por realisht cka mund te ndodh ne te vertete me jetet tona dhe si mund te kalojme kete kohe izolimi eshte sfida e cdo njerit nga ne.

Sipas statistikave gjasat per t’u infektuar me kete virus jane jashtezakonisht te vogla ne raport me popullsine ne shtetin qe jetoni apo ne te gjithe Evropen sidomos nese i permbahemi keshillave.
Ndersa per te vdekur edhe me pak se kjo , duke pasur parasysh numrin e vogel te te vdekurve dhe lajmet e mira qe ky virus mund te perfundoje si cdo sprove tjeter. (per rastet qe po kurohen neper Evrope). Me nuk do flasim per coronan , kjo merr fund me.
Cka mund te bejme ne kete kohe ?
Gjeja me e bukur familja … Nuk ka gje me te bukur per njeriun ne kete bote pas besimit ne Zot se sa familja.
Puna , facebook ,kafet dhe gjera te tjera na ben qe te harrojme familjen .
Tani pra eshte koha per familje dhe lexim per ata qe duan te lexojne
Tani pra eshte koha per familje, lozja me femijet dhe qendrimi me prinderit eshte gjeja me e bukur qe po na ndodh ne keto momente.

Forcimi ne besimin ne Zot do ndryshonte jeten tone personale.
Tani e sheh babanë dhe nënën se cfare malli kishin per te pare afer, tani e sheh gruan se si qendron afer teje per te shfrytezuar kete sprove duke u kujdesu me shume se herave tjera.
Shihi femijet , besoj qe disa sjellje dhe aftesit me heret nuk i ke pa , e tani eshte koha qe te vleresosh cdo kend ne familje.
Izolimi ne kete rast duhet te jete sherim per familjet tona nga semundja e kapitalizmit qe ndoshta ishte semundje edhe me vdekjeprurese per se gjalli , e kjo eshte vdekje me e rende.
Familja kurore e jetes, pas shume vitesh kjo fjali merr kuptim jetes.
Pas veshtiresise vjen lehtesimi.