Ballina Lajme Presheva bën thirrje për hapjen e Konsullatës shqiptare në qytetin e tyre

Presheva bën thirrje për hapjen e Konsullatës shqiptare në qytetin e tyre

Përshëndetje të nderuar miq

Këtu keni të bashkangjitur një njoftim të shkurtër, lidhur me një nismë qytetare për Konsullatën e përfolur që ish ministrit Cakaj e njoftoi opinionin përmes një postimi të tij në Facebook. Në të vërtetë, ky njoftim i ish ministrit Cakaj kishte patur si bazë një kërkesë të Ambasadës shqiptare drejtuar kryeministrit dhe ministrisë së punëve të jashtme të Republikës së Shqipërisë, që një Konsullatë shqiptare të hapet në Luginë të Preshevës.

Ne, një grup nismëtarë (nga shtresa të ndryshme të banorëve të Preshevës) kemi nisur një kërkesë në drejtim të kryeministrit të Republikës së Shqiprisë, zotit Edi Rama dhe ministrit në detyrë zotit Gent Cakaj (pak ditë para dorëheqjes) si dhe Ambasadës Shqiptare në Beograd, që Konsullata shqiptare të hapet në Preshevë. Këtë propozim-kërkesë e kemi arsyetuar në disa drejtime dhe tregojmë se ky është vullnet edhe i mjaft Preshevasve të tjerë, por në këtë rast është themeluar vetëm grupi nismëtarë për këtë qëllim. Ata kërkojnë që prezenca e shtetit shqiptar të jetë evidente dhe sistematike në jetën e përditshmërisë së shqiptareve në Luginë të Preshevës.
Dokuementi i bashkangjitur është propozim-kërkesa që ata kanë përcjellur për përfaqesuesit e shtetit Shqiptar

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Në këtë ditë, para nëntë vitesh Messi u bë lojtari i parë që shënoi pesë gola në një ndeshje në Ligën e Kampionëve

Një Lionel Messi i pandalshëm bëri historinë duke u bërë lojtari i parë ndonjëherë që shënoi pesë gola në një lojë të...

Vuçiqi në presion, thotë se është në pozitë të pashpresë sepse po i kërkohet ta njoh pavarësinë e Kosovës

***Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se Serbia është në një situatë shumë të vështirë në lidhje me Kosovën, dhe shtoi se...

Ndjehen lëkundje tërmeti në pjesën perëndimore të Maqedonisë

Tërmet me intensitet me magnitudë tre sipas shkallës së Rihterit është ndjerë mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:43 në rajonin e Dibrës,...

Foto e jashtëzakonshme, fotografi kap “anijen në fluturim”

Imazhi i asaj që duket si një anije fluturuese është rezultat i një iluzioni të rrallë optik në brigjet e Anglisë.David Morris...