Premtimi i parë i presidentit të Barcelonës: Messi do vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës

Sport

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta mori dje postin dhe në fjalimin e tij të parë, i entuziasmuar tha se si objektiv kryesor përcaktoi vazhdimësinë e yllit argjentinas Leo Messi tek blaugranët të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit.

Laporta ka qënë drejtuesi numër një i klubit katalanas në vitet 2003 deri në vitin 2010 periudhë e artë për Barcelonën në të cilën filloi edhe epoka e Pep Guardiolës. Anëtarët e klubit katalanas votuan në shumicë për Laportën i cili siguroi 30 mijë e 184 vota nga 55 mijë e 611 anëtarë që votuan duke fituar presidencën me 54.28%.
Victor Font u rendit i dyti me 16.7% të votave dhe i treti e mbylli Toni Freixa me 8.6%. Joan Laporta një nga presidentët më karizmatik të Barcelonës zëvendëson Bartomeun të dorëhequr tetorin e kaluar. Gjatë ditës së djeshme votuan për presidentin e ri edhe futbollistët e Barcelonës mes të cilëve edhe Leo Messi.