Premier Liga angleze, ndeshjet e xhiros së 29-të

Sport

Pas 26-të xhirosh, “Djajtë e Kuq” gjenden në vendin e dytë në tabelë, me 14 fitore, tetë barazime dhe katër humbje, duke arkëtuar 50 pikë, 15 më pak se vendi i parë, dhe një pik më shumë se vendi i tretë, Leicester City.

Në anën tjetër, skuadra e Crystal Palace pas 26-të ndeshjeve ka nëntë fitore, gjashtë barazime dhe 11-të humbje, kështu duke u pozicionuar në vendin e 13-të, me gjithsej 33 pikë.

Programi i plotë i xhiros së 29-të në Premier Ligën angleze vijon si më poshtë.

19:00 Burnley (15) – Leicester City (3) (Stadiumi Turf Moor)

19:00 Sheffield United (20) – Aston Villa (9) (Stadiumi Bramall Lane)

21:15 Crystal Palace (13) – Manchester United (2) (Stadiumi Selhurst Park)