Ballina Lajme PR prezanton kandidatët në Shkodër

PR prezanton kandidatët në Shkodër

Aktivi i Partisë Republikane në Shkodër ka prezantuar listën me kandidatët për zgjedhjet e ardhshme të 25 Prillit.

Gjatë këtij takimi, me strukturat e partisë kryetari Fatmir Mediu i dha një vëmendje të veçantë edhe historisë politike 30 vjeçare te Partisë Republikane dhe aleancës me Partinë Demokratike.

“Nga krijimi i Partisë Republikane dhe deri më sot, ne kemi qenë dhe jemi aleatë, bashkë-udhëtarë dhe bashkë-kontribues me Partinë Demokratike dhe forcat e djathta. Kemi qenë së bashku në opozitë, në qeverisje, Parlament, kemi qenë bashkë me ju në protesta, kundër krimit dhe korrupsionit, kundër së majtës,” u shpreh Mediu.

Duke renditur përgjegjësitë e përbashkëta politike në rrugën drejt integrimit të vendit në BE , Mediu shprehu falenderimet e tij për ish kryeministrin Berisha duke e konsideruar anëtarësimin e Shqipërisë në NATO në kohën e qeverisjes së tij si një sukses te jashtëzakonshëm.

“Kemi pasur përgjegjësi të përbashkëta politike, kemi punuar së bashku për t`a bërë Shqipërinë vend anëtar të Bashkimit Evropian, ashtu siç kemi punuar së bashku dhe e bëmë Shqipërinë vend anëtar të NATO-s, dhe unë dua të falënderoj këtu në mënyrë të veçantë, liderin e së djathtës shqiptare, ish kryeministrin e Shqipërisë dhe ish Presidentin e Shqipërisë, zotin Sali Berisha,” shtoi ai.

Në mbyllje te këtij takimi Mediu tha se kërkesa e vetme ndaj PD është lënia pas e disa kritereve për të gjithë partitë që janë në koalicion, pasi vetëm me kritere të barabarta, ndërtohet një raport i drejtë për një fitore te opozitës.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Psikologët tregojnë 10 mënyra se si të krijoni miqësi me fëmijën tuaj

Ekzistojnë mënyra të mbështetura nga shkenca për t’i forcuar lidhjet dhe për të inkurajuar fëmijën tuaj të jetë i afërt me...

Osmani:Kjo fitore historike më së shumti e mbi të gjitha u takon qytetarëve

Kandidatja më e votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit, Vjosa Osmani përmes një postimi në Facebook i është drejtuar qytetarëve të Kosovës...

Tërmeti “shkund” Greqinë, lëkundjet ndjehen edhe në Prizren

Tjetër tërmet i fuqishëm është ndjerë para pak minutash pranë Larisas. Lëkundjet janë ndjerë dhe në Juglindje të vendit deri në kryeqytet.Në...

Rrëzohet një helikopter ushtarak turk, 11 dëshmorë dhe 2 të plagosur

Si pasojë e incident aksidental të një helikopteri ushtarak në rrethin Bitlis të Turqisë, 11 ushtarë kanë rënë dëshmorë.