Ballina Lajme Kosova Politikania serbe nga Kosova, Rada Trajkoviç bën deklaratën e fortë: Ndjehem e...

Politikania serbe nga Kosova, Rada Trajkoviç bën deklaratën e fortë: Ndjehem e rrezikuar nga Vuçiç

Politikania serbe nga Kosova, Rada Trajkoviç, ka deklaruar se Ministria e Brendshme e Serbisë ia ka hequr masën e mbrojtjes nga afër dhe se ndjehet e rrezikuar nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç.
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Trajkoviç, ka deklaruar për median serbe “Nova.rs”, se asaj i ishte thënë se “ka kaluar nevoja për përcjellje, duke marrë parasysh që siguria e saj është relaksuar”.



“E bënë këtë në momentin kur është duke u zhvilluar procedura gjyqësore me Milan Radoiçiqin dhe zyrtarin e BIA-s Bojan Dimiq, si dhe pas zgjedhjeve në Kosovë”, deklaroi Trajkoviç.




E pyetur nëse ende ndihet e kërcënuar, ajo thotë se ndihet e kërcënuar drejtpërdrejt nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.





“Kur ai dje e përmendi Nenad Rashiqin, e djali i tij u rrah sot, ai ka lëndime në kokë”, tha Trajkoviç, e cila është në një koalicion me Rashiç.

Ajo shton se lista e tyre në zgjedhje tejkaloi në mënyrë të paplanifikuar vlerësimet që i dhanë asaj, dhe tregon se votat nuk janë numëruar ende.



“Për shkak të fushatës së Listës Serbe, të cilën ajo e zhvilloi në Kosovë, jo vetëm që ata morën 10 vende në parlament, por ata gjithashtu i bënë presion Goranëve në zgjedhje. Gjithashtu, enklavat votuan për kandidatët boshnjakë të cilët janë nënkryetarë në Mitrovicë dhe kanë marrëdhënie të shkëlqyera me Rakiqin. Serbët në Graçanicë u detyruan të votojnë për romët”, thotë Trajkoviç dhe shton se krijuesi ideologjik i kësaj është Aleksandar Vuçiç.



Ndryshe, në maj të vitit 2019, Rada Trajkoviq mori mbrojtjen e policisë serbe, të cilën ajo e kërkoi për shkak të rrezikimit personal dhe familjes së saj.

Trajkoviq atëherë kishte deklaruar se pas kërkesës dërguar Departamentit për Mbrojtjen e Personave dhe Objekteve në Ministrinë e Brendshme të Serbisë, ajo ruhej nga një burrë dhe një grua.
Ballkanweb

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Psikologët tregojnë 10 mënyra se si të krijoni miqësi me fëmijën tuaj

Ekzistojnë mënyra të mbështetura nga shkenca për t’i forcuar lidhjet dhe për të inkurajuar fëmijën tuaj të jetë i afërt me...

Osmani:Kjo fitore historike më së shumti e mbi të gjitha u takon qytetarëve

Kandidatja më e votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit, Vjosa Osmani përmes një postimi në Facebook i është drejtuar qytetarëve të Kosovës...

Tërmeti “shkund” Greqinë, lëkundjet ndjehen edhe në Prizren

Tjetër tërmet i fuqishëm është ndjerë para pak minutash pranë Larisas. Lëkundjet janë ndjerë dhe në Juglindje të vendit deri në kryeqytet.Në...

Rrëzohet një helikopter ushtarak turk, 11 dëshmorë dhe 2 të plagosur

Si pasojë e incident aksidental të një helikopteri ushtarak në rrethin Bitlis të Turqisë, 11 ushtarë kanë rënë dëshmorë.