Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë në tri lokacione në kryeqytet ka gjetur dhe konfiskuar disa armë që janë gjetur tek disa persona.
Aksioni i policisë është zhvilluar në lagjen “Dardania”, “Kolovicë” dhe rrugën “Haxhi Zeka”.
Tek këto vende janë gjetur dhe konfiskuar:
– një revole;
– dy pushkë gjuetie;
– dy kondakë të armëve të gjuetisë;
– disa pjesë të mekanizmit të armëve të gjuetisë.
Kështu konfirmoi për Klan Kosova Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme operative -policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës. Si rezutat i kontrolleve të shtuara që po kryen policia, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, si dhe kapjen e personave që po qarkullojnë me armë, sot në tri lokacione të ndryshme (në lagjen Dardania, në lagjen Kolovicë dhe rrugën “Haxhi Zeka”), në Prishtinë, nga ana e zyrtarëve policor janë gjetë dhe sekuestruar: një revole, dy pushkë gjuetie, dy kondakë të armëve të gjuetisë si dhe disa pjesë të mekanizmit të armëve të gjuetisë”.
Ahmeti tha se janë shoqëruar në stacionin përkatëse të policisë.
“Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionet përkatëse policore dhe ndaj tyre në konsultim me prokurorin e shtetit janë iniciuar rastet për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.”.

















