Ballina Sport Policia franceze fillon hetimet - Bota Sot

Policia franceze fillon hetimet – Bota Sot

Ylli i ekipit kombëtar të Francës dhe Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe, ka raportuar në policinë franceze për përdorimin e emrit të tij pa leje në reklama për kriptovaluta si Bitcoin.

Sulmuesi i talentuar francez ishte ankuar për mashtrim dhe përdorim të imazhit të tij pa lejen e tij, pasi ishte përdorur emri i tij në disa reklama për kriptovaluta.

Këtë lajm e raporton gazeta franceze L’Equipe, që shkruan se lojtari raportoi se fotografitë dhe e emri i tij ishin përdorur nga disa kompani për t’u bërë reklamë kriptovalutave si bitcoin.

21-vjeçari shfaqej në ato reklama sikur duke iu rekomanduar njerëzve të investojnë në kriptovaluta sepse ato mund t’i bëjnë njerëzit milionerë brenda pak muajve.

Sipas Autoritetit të Tregut Financiar në Francë, gjatë vitit 2018 kishte pasur më shumë se 1100 ankesa të tilla. Mirëpo, policia franceze tashmë është duke e hetuar rastin e Mbappes.

Mbappe fiton mjaft shumë para nga shitja e të drejtave të imazhit të tij, përveç pagës së majme që merr në Paris Saint-Germainit, përkundër që është ende vetëm 20-vjeçar.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

E rëndë/ Vdes minatori 49-vjeçar në Bulqizë, mbeti i bllokuar nëntokë (Emri)

Një minator ka ndërruar jetë sot në Bulqizë. Raportohet se ai u bllokua në thellësi të galerisë, duke mbetur në nëntokë.Viktima është...

Arrestime në disa komuna, Policia sekuestron çanta me para

Policia e Kosovës, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda sot ka zhvilluar aksione në Prishtinë, Istog, Lipjan, Podujevë, Gjilan.Pas aksionit të sotëm...

Parlamenti Evropian miraton raportin për Kosovën: Pavarësia është e pakthyeshme

Me 50 vota për, dhjetë kundër dhe nëntë abstenime, Komisioni për politikë të jashtme i Parlamentit Evropian ka miratuar raportin për Kosovën...

Konkurs pune në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” Preshevë

Konkurs pune në Shtëpinë e Kulturës "Abdulla Krashnica" Preshevë. Komuna e Preshevës - Shtëpia e Kulturës "Abdulla Krashnica" Preshevë...