Policia e Kosovës në Gjilan, po vazhdon kontrollet përmes dron-ve

Kosova

Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal nga Drejtoria Rajonale e PK-së në Gjilan edhe sot me 16 qershor 2021 kanë vazhduar me kontrolle në rrugët rajonale përmes dron- ve me qëllim të preventimit nga aksidentet e trafikut.
Policia e Kosovës (PK), njësitet e trafikut rajonal në vazhdimësi apelojn vozitësit, pjesëmarrës në komunikacion, që të respektojnë rregullat dhe ligjin e komunikacionit, në mënyrë që të mos kemi aksidente.

Të gjithë ata që hasen në kundërshtim me normat e komunikacionit do të përballen me sanksione të parapara ligjore.