Ballina Sport Poirier triumfon në mbrëmjen e madhe, mposht McGregor me KO

Poirier triumfon në mbrëmjen e madhe, mposht McGregor me KO

Dustin Poirier ia ka dalë të triumfojë me KO ndaj Connor McGregor në UFC 257, në një përballje spektakolare të zhvilluar në oktagonin e “Fight Island” të Emirateve të Bashkuara Arabe, mëngjesin e sotëm dhe të transmetuar ekskluzivisht në ekranin e Supersport.
McGregor shihej favorit në këtë duel dhe e nisi mjaft mirë përballjen i ndihmuar edhe nga entuziazmi i fansave që ishin në shkallët e oktagonit arab, por Poirier e mori veten shpejt dhe filloi të kundërsulmojë me goditje të rrezikshme.
Në fillim të raundit në dytë, amerikani arriti t’i japë një goditje në fortë në këmbë irlandezit McGregor, duke kondicionuar jo pak vijimin e betejës për këtë të fundit, që provoi të reagojë dhe kaloi në sulm, por mori më pas dy goditje të shpejta dhe u dorëzua.
Kjo ishte përballja e dytë mes dy luftëtarëve, që ishin ndeshur me njëri-tjetrin edhe 6 vite më parë, atëherë kur irlandezit Connor McGregor iu deshën vetëm 1 minutë e 46 sekonda për të fituar, por këtë herë pranoi disfatën me KO, duke regjistruar një tjetër humbje, pas asaj me Khabib Nurmagomedov në 2018-ën.
Pikërisht ky i fundit është i pamposhtur në UFC dhe ka njoftuar tërheqjen nga ky sport që gjatë verës së kaluar, por si McGregor, ashtu edhe Poirier nuk i kanë ndalur thirrjet për betejë ndaj luftëtarit nga Dagestani, me shpresën që ai të joshet dhe të rikthehet në Oktagon.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Ojq “Vizioni” dhuroi uniformat për Sh.M. “Sezai Surroi” Bujanoc

Sot në shkollën e mesme " Sezai Surroi " dhuruam uniformat për nxënësit e drejtimit të mjeksisë.Bashkarisht me kryetarin e KKSH z.Ragmi...

Të gjithë e shijojmë dhe na pëlqen aroma, por me siguri nuk i dinit këto 6 ‘sekrete’ të kafes turke

Të gjithëve na ndodh që dita jonë të nisë me konsumimin e një kafeje në mëngjes, kjo ndoshta na hap sytë dhe...

Ditë zie për Flori Mumajesin

Këngëtari i njohur, Flori Mumajesi ka humbur sot personin më të dashur të familjes, nënën e tij. Lajmi është bërë i ditur...

Akademia e Shkencave të Shqipërisë vjen me tri vepra madhore albanologjike

Akademia e Shkencave e Shqipërisë po vijon punën për hartimin e tri veprave madhore albanologjike: Enciklopedia shqiptare, Fjalori i madh i shqipes...