“Po shkundën plakat”, kjo është historia e kësaj legjende te shqiptarët

Showbiz



***

Kjo gojëdhënë shekullore kujtohet çdo muaj mars sipas kalendarit Alla Turke, pikërisht kur moti pëson ndryshime të dukshme. Sipas rrëfimeve të transmetuara nga brezi në brez, ndryshimet e motit në fillim apo në fund të muajit Mars lidhen me “mitin e plakave”.

“Plakat” përdoren edhe në ditët e sotme, pasi shpesh dëgjojmë të thuhet se “bën ftohtë ngaqë po shkundën plakat”. Legjenda thotë një herë e një kohë disa plaka u ngjitën në mal dhe thirrën me të madhe: “Lamtumirë Dimër, Vafsh në Djall!”.

Ishte Mars, por dimri vendosi të kthehej sërish. Muaji Mars i kërkoi muajit Shkurt t’i jepte disa nga ditët e tija për t’i ngrirë plakat si për t’ju kujtuar që dimri nuk ka ikur dhe është më i fuqishëm se ato, dhe që është një fenomen natyror që duhet respektuar.

Plakat vdiqën nga i ftohti dhe më pas erdhi pranvera sërish. Madje gojëdhëna thotë se në atë vend sot gjendet një gur si në formën e një Plake, ku edhe sot e kësaj dite, aty buron ujë, që thuhet se janë lotët e Plakës.

Ndaj gati një javë në muajin Mars kthehet dimri, i cili sjell reshje bore thuajse në të gjithë rajonin dhe pas shirave vjen pranvera e vërtetë. Kjo javë ka nisur me reshje bore ndaj kujtoni se kanë ardhur plakat!