Planifikimi i buxhetit të Kosovës edhe për Luginë duhet përshëndetur

Lajme Lugina


Shkruan:Refik HASANI
Sot, kabineti qeveritar i Republikës së Kosoëvs ka miratuar, projektbuxhetin për vitin 2022, e në të cilin është planifikuar edhe vija bixhetor për krahinën shqiptare që përfshin Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.

Duhet përshëndetur, që për herë të parë kemi që nga viti 1999, që është buxhetuar me mbështetje për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, në shumë prej 2 milionë euro.
Kujtoj që Qeveria Kurti I, për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, ndau gjysmë miloni euro e tani ka parapar edhe vij buxhetore të rregullt që ishte domosdoshmëri e kohës.
Edhe na takimin e qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Kosovës do të duhej miratuar projekte e investime për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.
Është kërkuar që edhe një konferencë e donatorëve të mbahet për këtë krahinë dhe të ndahen mjete për formimin e një Universiteti publik në Gjuhën shqipe, por dhe në Arsimin shqip gjitha nivelet, mbulimin e aktiviteteve dhe manifestimet kulturore, Rini dhe Sport, në Monumente të Trashigimisë kulturoro-historike furnizim më libra, në media të shkruara dhe lektronike, e të ngjashme, etj.
Jo vetëm Qeveria Kosovës, por mjete të rregullta buxhetore do të duhej të ndan edhe qeveria e Shqipërisë për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.


29.10.2021