Plani i Arben Vitisë: Dhënia deri në 400,000 vaksina në muaj

Kosova

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se vaksinimi masiv është kryefjala aktuale e Qeverisë së Kosovës.
Ai ka thënë se është nënshkruar marrëveshja me kompaninë Pfizer dhe se synojnë që të vaksinojnë mbi 60 përqind të popullsisë këtë vit, njofton Klan Kosova.
Po ashtu, Vitia ka thënë se do të fillojë plani për vaksinimin masiv të popullatës nga 15 qershori i këtij vit.

“Plani i vaksinimit në masë nënkupton administrimin e një numri shumë më të madh të vaksinave brenda një muaji që mendohet mes 300,000 dhe 400,000 vaksinave në muaj”.
“Angazhimi për të siguruar dhe dinamizmi ka synim përmbylljen e fazës së parë dhe të fillimit të fazës së dytë.  Do të kemi edhe doza të tjera ditëve dhe javëve në vijim, sepse procesi i vaksinimit është i domosdoshëm. Për këtë qëllim, Ministria e Shëndetësisë bashkë më dikastere tjera po kryen veprime konkrete në disa drejtime tash e disa javë”.
Vitia ka thënë se për këtë janë detajizuar rrugët dhe mjetet se si të arrihet deri te ky synim, si dhe do të shtohen kapacitetet njerëzore.