Pistë helikopteri – Bota Sot

Sport

Ish-futbollisti anglez, Dejvid Bekam dhe bashkëshortja e tij, Viktoria Bekam kanë blerë një shtëpi tepër luksoze në Majemi, e cila përfshin brenda saj ndër të tjera një pishinë dhe pistë helikopteri.

Kjo shtëpi, e cila ndodhet në një nga ndërtesat më të mëdha të Majemit, i kushtoi çiftit të famshëm 24 milionë dollarë dhe i bashkohet disa të tjerave tepër luksoze që kanë në pronësi çifti anglez.

Shtëpia ka gjithashtu 5 dhoma gjumi, 7 banjo dhe një dhomë ndenjeje me një pamje mahnitëse, ku do të jetojë presidenti I klubit Inter Majemi së bashku me gruan dhe 4 fëmijët e tij.

Ndërtesa 62 katëshe me një gjatësi pres 215 metra është ndër më të lartat në qytet dhe çmimet e apartamenteve aty variojnë nga 6 milionë dollarë deri në 22 mijë dollarë.