Pijet që nuk duhet t’i konsumoni

Shëndetësia

Disa pije mund ta dëmtojnë organizmin e njeriut, pasi që përmbajnë sasi të madhe të sheqerit.



Uji i aromatizuar – ky ujë i ëmbël i bën gjëra të çuditshme organizmit tuaj, shton madhësinë e belit, përshpejton plakjen dhe shkakton karies. Çaji i ftohtë i ëmbëltuar – emri flet vetë. Ko pije është përplot me ëmbëltues artificialë, me aditivë të ndryshëm dhe gjithçka jonatyrale.



Pijet sportive – nëse nuk ushtroni, kaloritë shtesë dhe sheqeri nuk ju nevojiten.



Pijet energjike – pos se janë përplot me sheqer, mund të krijojnë edhe varësi. Një kënaqe përmban 27 gr sheqer dhe shumicën e kalorive që e merrni përmes kësaj pije janë sheqerna.
Pijet me kafeinë – nëse pëlqeni kafenë, atëherë përgatiteni vetë në shtëpi, sepse kafetë me shije të ndryshme, si ato të çokollatës, janë përplot me kalori dhe përmbajnë më shumë se 40 gr për një gotë.
(Kosova Sot Online)