Ballina Showbiz Pesë shenjat e horoskopit që nxehen për një minutë, por inati u...

Pesë shenjat e horoskopit që nxehen për një minutë, por inati u bie brenda 30 sekondave

Nuk duhet shumë për të mërzitur shenjat e mëposhtme të horoskopit! Janë nevrike dhe mund të kthejnë përmbys gjithçka gjejnë përpara kur dikush i ngacmon, edhe për diçka të vogël , që të tjerët as nuk do ishin shqetësuar. Por ashtu siç nxehen për pak minuta, po njësoj qetësohen. Pra ndizen dhe zjarri i inatit u shuhet sikur të ishte një shkrepëse.

Më poshtë do të lexoni arsyet kryesore përse nxehen shenjat më nevrike të horoskopit

Demi nxehet kur gjërat nuk shkojnë sipas planit të tyre ose kur diçka e papritur ndodh. Ata nuk munden thjesht ta kalojnë një gjë dhe të bëjnë përpara sepse aty do u rri mendja gjithë kohën.
Kur një dem nuk i ka bërë orët e plota të gjumit gjiashtu nxehet shumë lehtë.

Virgjëresha
Virgjëreshën e nxeh dhe zhurma e përtypjes së çumçakëzit, shqiptimi gabim i emrit të tyre, njerëzit që ecin ngadalë në rrugë… Pra virgjëresha nxehet me çdo gjë ! Ata nuk durojnë dot njerëzit që janë në një standard më të ulët se tad he pakënaqësitë e tyre i shfaqin hapur! Më kot nuk janë shenja më kritike e zodiakut.
Akrepi
Akrepi është shenja që nuk duron dot injorancën. Të qenët i paditur do e nxehë këtë shenjë dhe nëse ju nuk bëni asgjë. Akrepi urren gjithashtu njerëzit që gënjejnë dhe nëse ndihen të gënjyer, kjo gjë jo vetëm që do i mërzisë por do i bëjë që të “shpërthejnë”

Bricjapi
Kjo shenjë mërzitet kur në mes të punës ndërpritet nga njerëzit rreth e rrotull e shakatë e tyre. Ata durojnë deri në një pikë, por kur nxehen nuk përmbahen më. Ata nuk i durojnë dot as shakatë pa kripë, ndaj tregohuni të kujdesshëm me këtë shenjë, sepse i marrin gjërat shumë seriozisht dhe nuk kanë sens humori.

Dashin e mërzit vonesa. Nëse jeni të qetë, dhe ju duhet shumë kohë për të përpunuar një informacion, mos qëndroni afër një dashi, pasi ai do të nxehet dhe nuk do e përmbajë inatin. Është një shenjë që nuk ka durim.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Boban Iliç u dorëzua në burg

Brenda afatit ligjor që Gjykata Themelore e Kumanovës e mori që i dënuari për shkeljen për vdekje të Almirit 4 vjeç, Boban...

Shkon në mbi 70 mijë numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjithsej 2.886 mostra të dyshuara me COVID-19

Erdoğan: Plani i veprimit për të drejtat e njeriut do të zbatohet brenda një periudhe 2-vjeçare

Erdoğan në lidhje me Planin e veprimit për të drejtat e njeriut: Është përgatitur për t'u zbatuar brenda një periudhe 2-vjeçare.Erdoğan: Plani...

KQZ ka një njoftim shumë të rëndësishëm

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot ka nisur numërimi i votave me postë.Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se...