Ballina Lajme Maqedonia PËRMBARUESIT: Për 14 vite, gati 1.4 miliardë euro (TABELA)

PËRMBARUESIT: Për 14 vite, gati 1.4 miliardë euro (TABELA)

Në periudhën 2006-2019, në zyrat e përmbaruesve janë pranuar 1.445.845 lëndë, është realizuar një e treta apo 522.321 lëndë dhe janë paguar 1.365.516.174 euro. Në vitin 2019 nga biznesi janë paguar 68 milionë euro, nga qytetarët 35 milionë euro dhe nga shteti janë paguar 22 milionë euro. Në vitin 2019, të gjithë përmbaruesit në shtet kanë pasur të ardhura prej 12.5 milionë euro dhe fitim prej 4.7 milionë euro
Fisnik PASHOLLI
Shkup, 17 janar – Përmbaruesit vetëm në vitin 2019 kanë paguar afër 123 milionë euro nga borxhlinjtë. Në periudhën 2006-2019, ato kanë paguar 1 miliardë e 360 milionë euro, tregon raporti i punës së tyre. Njëherësh, analiza tregon se sipas strukturës së borxhlinjve, në vitin 2019 nga biznesi janë paguar 68 milionë euro, nga qytetarët 35 milionë euro dhe nga shteti janë paguar 22 milionë euro. Në vitin 2019, të gjithë përmbaruesit në shtet kanë pasur të ardhura prej 12.5 milionë euro dhe fitim prej 4.7 milionë euro, shkruan gazeta KOHA. Gjithashtu, vitin e kaluar, zyrat e përmbaruesve nuk kanë punuar gati katër muaj si rrjedhojë e ndalimit të procesit të përmbarimit për shkak të pandemisë. Përmbaruesit thonë se qytetarët problemet më të mëdha i kanë me pagesën e komunaleve, lëndët për kreditë e shpejta, pamundësitë e pagesës së kësteve ndaj bankave, harxhimet paushalle lidhur me dënimet penale dhe kundërvajtëse. Lidhur me ankesat për harxhimet e mëdha që i paguajnë qytetarët për borxhet e ndryshme, në Odën e Përmbaruesve arsyetohen se në strukturën e borxhit të fundit, nuk hyjnë vetëm harxhimet e përmbaruesve, por edhe të më shumë institucioneve të tjera.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Vriten dy të rinj në Çair

Ministria e Punëve të Brendshme për TV21 ka njoftuar se gjatë mëngjesit të sotëm në Çair ka pasur përleshje me armë, si...

Ozil lëndohet dhe frikëson të gjithë, mësohet sa do të mbetet jashtë fushave ylli turk

Mesut Ozil ka kompletuar javë më parë transferimin tek gjiganti turk Fenerbahce.Mesfushori turko-gjerman është pritur si mbret në Turqi, por ende nuk...

Nëntë llojet e dhimbjeve të trupit që lidhen me emocionet dhe gjendjen mendore

Një nga gjërat që mjekësia e vendeve perëndimore e injoron është lidhja mes trupit dhe mendjes sonë, shpirtit dhe emocioneve tona. Ndryshe...

Sot mot me diell dhe vranësira, vikendi me shi dhe borë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të premten do të mbajë mot me diell dhe vranësira kalimtare, më të theksuara...