Përhapja e koronavirusit në Shqipëri, të famshmit shqiptarë me thirrje publike

Lugina

Shpërthimi i koronavirusit në Shqipëri, ka ngjallur panik të madh tek qytetarët.

Koronavirusi që nisi nga Kina, tashmë është përhapur me të madhe edhe në Evropë, shkruan lajmi.net.

Në Shqipëri deri tani janë konfirmuar 10 raste, ndërsa organet përgjegjëse bëjnë thirrje se si të mbrohemi paraprakisht.

Shumë prej emrave të njohur kanë

shpërndarë mesazhe sensibilizuese, ku bëjnë apel që të qëndrojnë në shtëpi.

Një prej tyre është edhe këngëtarja Jonida Maliqi, e cila me moton “Unë qëndroj në shtëpi”, jep këshilla se si të mbrohemi nga virusi.

“Ky është një moment ku secili nga ne duhet të marrë përgjegjësi sepse me veprimet tona mund të mbrojmë veten dhe të tjerët nga përhapja e koronavirusit të ri
Ju lutem kufizoni lëvizjet
Qëndroni në shtëpi sa më shumë të mundeni
Evitoni kontaktet me njerëz

Mos shkoni në vende të populluara
Kafene
Restorante

Të ndryshojmë të përditshmen tonë për tu mbrojtur nga një armik I panjohur që mund të na rrezikojë të gjithëve
Bashkë mundemi ta parandalojmë koronavirusin”, ka shkruar ajo.

Përveç saj, edhe Ardit Gjebrea, Alban Dudushi dhe Arbana Osmani dolën me mesazhe të ngjashme.

“Sensibilizim dhe Solidaritet!
Kjo është ajo çka duhet të bëjmë të gjithë sot!

Jam pranë çdo të prekuri me zemër dhe lutem që të jeni me shëndet të plotë të gjithë.
#dojadalim“, janë fjalët e Arditit.

Kujtojmë se në Kosovë fatmirësisht deri tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.