Përfundimisht Messi qëndron te Barcelona

Sport

Lionel Messi raportohet se përfundimisht do të qëndrojë te Barcelona.

I lidhur me një largim nga vera e kaluar, ylli argjentinas siç duket është bindur që të qëndrojë edhe më tej te skuadra katalunase.

Sipas asaj që raporton gazetari Achraf Ben Ayad, gjashtë herë fituesi i Topit të ARtë do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me Blaugranasit.

Kështu, 33-vjeçari do të jetë në moshën e 35 viteve kur largohet nga Barcelona, e që mund të vendos të luajë në ndonjë skuadër tjetër përtej kufijve ose të pranoi një post në klub.

Ofertat e Paris Saint-Germain dhe Manchester Cityt do të zmbrapsen dhe Messi do të fokusohet në dy sezonet e fundit te katalunasit. /Telegrafi/

ليونيل ميسي يقرر الاستمرار في برشلونة ✅✅✅ علاقته مع النادي الكتالوني متواصلة @beINSPORTS_news pic.twitter.com/wj5qLsgBiB

— Achraf Ben Ayad (@Benayadachraf) May 22, 2021