Përfaqësuesit e Luginës të përçarë, Ragmi Mustafa (KNSH) i thotë Shqiprim Arifit “mos iu zgërdhij Vulinit”

Lajme Lugina

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa ka reaguar ndaj kryetarit të Preshevës Shqiprim Arifi. Mustafa ka publikuar një foto të Arifit me ministrin serb i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin.

“Mos u zgrdhini me ata që iu quajnë “šiptar””, shkroi ndër të tjerash Mustafa në Facebook.

Shkrimi i plotë:

Angazhimi i pa kompromis për të drejtat e shqiptarëve ndaj një fryme fashiste e raciste nuk duhet ta zmbraps askënd. Dje, sot dhe nesër. Deri në fund.

P. S. Mos u zgrdhini me ata që iu quajnë “šiptar”.

P. S. S. Nuk fshehem as mas “fake profile” e faqeve të rreme. Me të vërtetën në betejat politike.