Për herë të parë në historinë pluraliste të Kuvendit Komunal në Preshevë/ Kryetari i Kuvendit të Preshevës Sami Salihu pranon kërkesat e qytetarëve pavarësisht bindjeve politike me qëllim t’i propozojë ato në Kuvend Komunal

Lajme Lugina

“Të nderuar qytetar të Komunës së Preshevës,

Tashmë jeni të informuar që komunikimet tona do të realizohen edhe përmes faqes së Facebook, e jo rastësisht si mundësi kam aktivizuar edhe “Button” për Whatsapp në të njejtën faqe, krejt kjo me qëllim që komunikimet tona, qoftë duke u takuar rastësisht në rrugë, qoftë në zyren time të Kryetarit të Kuvendit, qoftë në ambientet e Lëvizjes për Reforma, të shtohen më shumë edhe përmes rrjetit social dhe mesazheve përmes Whatsapp.
Siç edhe jeni të informuar përmes mediave dhe portaleve që këtë të Premte është thirrur seanca e rradhës e Kuvendit Komunal, kam kënaqësinë por edhe obligimin moral e politik që si udhëheqës i institucionit që direkt përfaqëson vullnetin e popullatës – Kuvendin Komunal, t’ju drejtohem Juve qytetarëve, pavarësisht qëndrimeve dhe pozicionimeve politike, qofshi pozitë apo opozitë, qofshi përfaqësues të shoqërisë civile apo media, që përmes kesaj platforme sociale (dhe në Whatsapp), të më dërgoni çfardo lloj propozimi që është në kompetencë të Kuvendit Komunal, propozim apo inicative që do të ndihmonte lagjjen tuaj, fshatin tuaj, qytetin tuaj – Preshevën, e me qëllim që propozimi juaj të dëgjohet edhe formalisht nga përfaqësuesit tuaj.
Duke qenë i vetëdijshëm që dinamika e jetës po shkon çdo ditë e më tepër në drejtim të rrjeteve sociale, por gjithashtu i vetëdijshëm për pamundësinë e një kategorie njerëzish që përmes shkresave zyrtare t’i drejtohen Kuvendi Komunal, kam vendosur që një veprim si ky i lartëpërmenduri të bëhet traditë e imja dhe e subjektit që unë përfaqësoj – Lëvizjen për Reforma, vetëm e vetëm që të jem sa më afër me interesat e qytetarëve të mi.
Mbes me shpresë që bashkëpunimi jonë politik e njerëzor të jetë i shpeshtë dhe sa më produktiv, vetëm e vetëm që si përfaqësues i juaj politik të jem sa më afër jush dhe interesave tuaja.

Sami Salihu, Kryetar i Kuvendit Komunal”