Ballina Lajme Për çfarë ta falemderojmë Armendin, për apelet për kujdes apo për rizgjim...

Për çfarë ta falemderojmë Armendin, për apelet për kujdes apo për rizgjim të instiktit tonë për “politikbërje”?!

Mbrëmë në RTV Aldi ishte i ftuar zv.Kryetari i Komunës, gjithashtu në cilësinë e zv.Komandatit të Shtabit për Situata të Jashtëzakonshme e njëherit edhe themelues dhe kryetari i Alternativës Demokratike Shqiptare Armend Aliu. Shkas për thirrjen në këtë televizion ishte gjendja pandemike e CoViD-19, Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, hapat që ka marrë pushteti lokal, bashkëpunimi ndërinstitucional lokal, ndihma e mundshme nga ana e pushtetit lokal, bashkëpunimi me institucionet shëndetësore të Preshevës me ato të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, këshillat për ruajtjen e shëndetit dhe të ngjajshe.
E kur ky emision afërsisht zgjati rreth 60 minuta, e për temat e lartëcekura u diskutuan për 55 minuta, dhe 5 minutat e mbetura u folën për themelimin dhe ecurinë e ADSH-së, sapo u mbyll ky emision, të gjitha portalet, të gjithë njerzit filluan të flisnin për ADSH-në, për Armendin, për njerzit që potencialisht mund ti merrte Armendi (ADSH) e filluan kalkulimet e kshilltarëve të ardhshëm të ADSH.
5 minuta që foli Armendi për ADSH mjatuan (dhe 55 minuta për gjendjen e jashtëzakonshme e këshilla si ta ruajmë shëndetin u harruan), që çdo portal e çdo individ të harrojë këshillat shëndetësore, të harrojë situatën pandemike, e të aktivizojmë instiktin tonë që të flasim për “politikë”.
Çfarl po ndodh me portalet, mediat dhe shoqërinë tonë? Siç duket, jemi shoqëri që të vetmin ushqim që e servirim në sofrat tona, në kafenetë tona është politika!
Athua kur do të ngopemi dhe të fillojmë një qasje dhe një mënyrë tjetër të jetesës!?
Ndërsa ne si portal i cili ka kohë që e kemi paralajmëruar themelimin e ADSH-së në bazë të burimeve tona si dhe nga vet deklarimet e Aliut, nga emisioni i mbrëmshëm, mendojmë se duhet të veçojmë apelet për kujdes dhe apeli për përmbajtjen e masave të parapara nga Shtabi për Situata të Jashtëzakonshme

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Konsumoni më pak kripë dhe sheqer

Kripa dhe sheqeri, ato duken kaq të padëmshme, kaq themelore, aq thelbësore. Megjithatë, rritja e shpejtë e pranisë së tyre në gjithçka,...

Reforma Zgjedhore bllokon Shqipërinë/ Merkel: Nuk ka negociata

Nuk do të ketë një vendim për nisjen zyrtare të procesit të negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian brenda vitit 2020.Në mbledhjen...

Ismaili: Pas propozimit të PDK-së, trafiku urban falas në Prishtinë

Nga sot Komuna e Prishtinës do të ofrojë shërbimet e Trafikut Urban falas për të gjithë qytetarët që udhëtojnë në Prishtinë.Ky vendim...

Qytetarët ia shohin sherrin pështjellimit në rrugën e Vushtrrisë: Aksident i rëndë me të lënduar

Një aksident me të lënduar ka ndodhur para pak minutash në një kryqëzim rruge në Vushtrri.Mësohet se ka të lënduar pasi goditja...