Ballina Lajme Maqedonia Pendarovski: Situata me pandeminë është jashtëzakonisht serioze

Pendarovski: Situata me pandeminë është jashtëzakonisht serioze

“Situata është jashtëzakonisht serioze. Burimet njerëzore dhe materiale praktikisht janë në maksimumin e tyre dhe meqë sezoni i gripit po vjen edhe javëve të ardhshme nuk do të jetë më e lehtë”, tha Pendarovski

Shkup

Pas seancës së Këshillit të Sigurisë së Maqedonisë së Veriut, të mbajtur në villën presidenciale “Villa Vodno” në Shkup, presidenti Stevo Pendarovski ka deklaruar se situata me pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19) në vend është “jashtëzakonisht serioze”, raporton Anadolu Agency (AA).


Në seancën e Këshillit të Sigurisë morën pjesë anëtarët e përhershëm të Këshillit si dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili ishte ftuar nga presidenti Pendarovski.
Në konferencën për media pas seancës, Pendarovski njoftoi se në rend dite ishte vetëm një pikë që u diskutua, respektivisht situata aktuale me koronavirusin si dhe aktivitetet e autoriteteve kompetente për të luftuar pandeminë.


Pendarovski tha se në seancë ministri Filipçe informoi për situatën e fundit, kapacitetet e angazhuara, burimet njerëzore dhe materiale, punën e Komisionit për Sëmundje Infektive si dhe planet e punës së spitaleve në të gjithë vendin për të pranuar fluksin e pacientëve të rinj. Ndërsa kryeministri Zoran Zaev, tha presidenti, informoi për masat e qeverisë së vendit në mbështetje të ekonomisë dhe të gjitha kategorive të qytetarëve të prekur nga pandemia.


Sipas presidentit Pendarovski, si pasojë e valës së vjeshtës të pandemisë sistemi shëndetësor po riorganizohet, po angazhohen kapacitete shtesë si dhe po bëhen përpjekje maksimale për të testuar sa më shumë njerëz dhe për të trajtuar sa më shumë pacientë.


“Fatkeqësisht, jemi dëshmitarë se situata nuk po përmirësohet. Çdo ditë kemi një numër të konsiderueshëm të pacientëve ndërsa numri i atyre që humbin jetën shkaku i COVID-19 po ashtu po rritet”, tha Pendarovski.
Në fjalën e tij, Pendarovski nderoi “të gjithë individët, shërbimet dhe institucionet në sektorin shëndetësor të cilët ditë e natë punojnë në parandalimin dhe luftimin e pasojave të pandemisë”.


“Situata është jashtëzakonisht serioze. Burimet njerëzore dhe materiale praktikisht janë në maksimumin e tyre dhe meqë sezoni i gripit po vjen edhe javëve të ardhshme nuk do të jetë më e lehtë. Në mënyrë që të jemi më këmbëngulës, kemi nevojë për përgjegjësi, solidaritet të ndërsjellë dhe kujdes si kurrë më parë”, tha Pendarovski, duke bërë thirrje për respektim të vazhdueshëm të protokollove shëndetësore.


Lidhur me mundësinë e rishpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, Pendarovski tha se në periudhën e mëparshme gjendja e jashtëzakonshme i mundësoi qeverisë të vendosë për dekrete me fuqi ligjore në mungesë të parlamentit funksional ndërsa aktualisht funksionon parlamenti dhe sipas presidentit ka shumicë të qartë parlamentare dhe mund të miratojë ligje.


Kujtojmë se në raportin e fundit të autoriteteve shëndetësore të Maqedonisë së Veriut u konfirmuan 870 raste të reja të koronavirusit, duke shënuar numër rekord të rasteve të regjistruara brenda 24 orëve.
Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend është 28.697, përfshirë 963 të vdekur dhe 19.771 të shëruar.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Po vjen Organi i Përkohshëm, me të bashk edhe Pllakat e Betonit

Po vjen Organi i Përkohshëm, me të bashk edhe Pllakat e Betonit Në një kohë kur është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, në...

14 të vdekur dhe 555 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.340...

Protestë në Beograd për shkak të masave të reja nga Shtabi i Krizave

Për shkak të masave të reja të Shtabit të Krizave, të cilat hyjnë në fuqi të Premten, disa qindra njerëz u mblodhën...

“Këtu duan vetëm lekë”, flet motra e 60-vjeçarit që u hodh nga “Shefqet Ndroqi”

Pak ditë më parë, një pacient i infektuar me Cvid 19, Leonard Skabona, ish-i përndjekur politik, i dha fund jetës, duke u...