PDSH, PVD & LR nuk do të bashkpunojnë me APN-në e Shqiprim Arifit

Lajme Lugina

Shefat e shtabeve të PDSH-së, PVD-së dhe LR-së tregojnë se asnjëra nga këto parti nuk do të bashkpunojë me APN-në e Shqiprim Arifit

Në emisionin “Zëri Politik” Rtv Aldi kanë qenë të ftuar shefat e shtabeve zgjedhore lidhur me mbarvajtjen e zgjedhjeve të 28 marsit.

Shqiprim Arifi të gjitha partitë që veprojnë në komunën e Preshevës i ka quajtur paterica, por shefat e shtabeve të ftuar në Rtv Aldi i’a kanë treguar derën Shqiprim Arifit, duke i bërë të ditur se asnjëra nga këto parti nuk do të bashkpunojnë me APN-në, pasi që në pushtetin e Shqiprim Arifin si dhe në organin e dhunshëm, Shqiprim Arifi ka keqpërodrur pozitën e të parit të komunës duke dështuar në menaxhim të komunës si dhe gjatë fushatës ka fyer e linçuar liderët e partive opozitare duke mos lënë vend për bashkpunim.

Edhe pse APN ka dalë fituese me 14 këshilltarë në kuvendin komunal, ku pas rivotimit në njësinë nr.16 në Caravajkë pritet që APN të bie në 13 këshilltarë, nuk do të ketë mundësinë që të krijojë shumicë pasi që asnjë nga partitë opozitare nuk dëshiron bashkpunim me Shqiprim Arifin përveç Listës Serbe.