PDSH, PVD & LR afër marrëveshjes, shumë shpejt zyrtarizimi

Lajme Lugina

Gjatë ditës së sotme ka pasur takim mes tri subjekteve politike PDSH, PVD dhe LR, ku sipas informacioneve subjektet politike kanë përafruar idetë e tyre për udhëheqjen e komunës së Preshevës në mandatin e ardhshëm katër vjeçar.

Pozita e kryetarit të komunës do të ndahet mes PVD dhe PDSH me nga dy vite udhëheqje nga këto dy parti, kurse pozitat tjera do të ndahen në mënyrë proporcionale, ku sipas informacioneve jo zyrtare pozitën e zv.kryetarit e komunës do ta udhëheq PDSH, kurse kryetarin e kuvedit komunal do ta udhëheq LR.