Ballina Lajme Patriotizmi, streha e fundit e maskarait”, ish-ambasadori shqiptar në SHBA: Trump qeverisi...

Patriotizmi, streha e fundit e maskarait”, ish-ambasadori shqiptar në SHBA: Trump qeverisi keq, nuk ishte më patriot se të tjerët



“Patriotizmi, streha e fundit e maskarait”, ish-ambasadori shqiptar në SHBA: Trump qeverisi keq, nuk ishte më patriot se të tjerët
Ish-ambasador i Shqipërisë në SHBA, Fatos Tarifa, komentoi në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, zhvillimet e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku Joe Biden mori zyrtarisht detyrën e Presidentit të ri të SHBA.Ish-diplomati shqiptar u ndal te paraardhësi i Biden, Donald Trump, duke thënë se ai qeverisi keq në këto katër vite në krye të Amerikës.

Sipas ish-ambasadorit, Trump nuk ishte më patriot se presidentët e tjerë të SHBA, por foli më shumë për patriotizmin, ndërsa shtoi se patriotizmi ka qenë streha e fundit e çdo maskarai.
“Patriotizmi, streha e fundit e maskarait”, ish-ambasadori shqiptar në SHBA: Trump qeverisi keq, nuk ishte më patriot se të tjerët.
“Nuk janë 75 milionë njerëz që votojnë Trump, por votojnë partinë. Janë votues republikanë. Idetë e Trumpit, praktika trampiste, modeli që solli në qeverisje, do të mbeten. Ka ende trampistë në Senat, Dhomat Përfaqësuese. Nëse do të marrë përpjekjen për të krijuar një parti, edhe kjo do të ndodhë, por kjo do të jetë një dëm i madh për republikanët. Nuk mendoj se Trump arriti të formulojë një doktrinë dhe nuk mendoj se ishte një president më patriot se të tjerët. Çdo president ka qenë patriot, por Trump foli më shumë për patriotizmin. Por ama e dimë që patriotizmi ka qenë streha e fundit e cdo maskarai. Trump qeverisi keq, brenda në Amerikë dhe në marrëdhëniet e Amerikës me botën”, tha Tarifa.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Psikologët tregojnë 10 mënyra se si të krijoni miqësi me fëmijën tuaj

Ekzistojnë mënyra të mbështetura nga shkenca për t’i forcuar lidhjet dhe për të inkurajuar fëmijën tuaj të jetë i afërt me...

Osmani:Kjo fitore historike më së shumti e mbi të gjitha u takon qytetarëve

Kandidatja më e votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit, Vjosa Osmani përmes një postimi në Facebook i është drejtuar qytetarëve të Kosovës...

Tërmeti “shkund” Greqinë, lëkundjet ndjehen edhe në Prizren

Tjetër tërmet i fuqishëm është ndjerë para pak minutash pranë Larisas. Lëkundjet janë ndjerë dhe në Juglindje të vendit deri në kryeqytet.Në...

Rrëzohet një helikopter ushtarak turk, 11 dëshmorë dhe 2 të plagosur

Si pasojë e incident aksidental të një helikopteri ushtarak në rrethin Bitlis të Turqisë, 11 ushtarë kanë rënë dëshmorë.