Ballina Lajme Bota Pas Trump dhe Melania, infektohet me koronavirus edhe djali Barron

Pas Trump dhe Melania, infektohet me koronavirus edhe djali Barron



Pas Trump dhe Melania, infektohet me koronavirus edhe djali Barron
Barron Trump, djali i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka qenë i infektuar me koronavirus, bëri të ditur nëna e tij – Zonja e Parë – Melania Trump.

Lajmi vjen më pak se dy javë pasi presidenti dhe gruaja e tij kanë konfirmuar se kanë virusin.

Në një deklaratë në Twitter, zonja Trump tha se Barron ka dalë pozitiv pas testimit të përsëritur.

“Për fat të mirë, ai është një adoleshent i fortë dhe nuk ka shfaqur asnjë simptomë”, tha Trump, për të shtuar se Barron tani është negativ.

Zonja e Parë ndau në Twitter përvojën e saj me koronavirus dhe tha se ka qenë me fat pasi ka pasur “simptoma minimale”.

“Shërimi nga një sëmundje ju jep shumë kohë për të reflektuar”, tha Melania Trump, duke iu bërë thirrje njerëzve që “të vazhdojnë të jetojnë jetën më të shëndetshme të mundshme”.

Ekipi mjekësor i Shtëpisë së Bardhë ka konfirmuar ditë më parë se edhe presidenti Trump është shëruar nga koronavirusi.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Po vjen Organi i Përkohshëm, me të bashk edhe Pllakat e Betonit

Po vjen Organi i Përkohshëm, me të bashk edhe Pllakat e Betonit Në një kohë kur është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, në...

14 të vdekur dhe 555 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.340...

Protestë në Beograd për shkak të masave të reja nga Shtabi i Krizave

Për shkak të masave të reja të Shtabit të Krizave, të cilat hyjnë në fuqi të Premten, disa qindra njerëz u mblodhën...

“Këtu duan vetëm lekë”, flet motra e 60-vjeçarit që u hodh nga “Shefqet Ndroqi”

Pak ditë më parë, një pacient i infektuar me Cvid 19, Leonard Skabona, ish-i përndjekur politik, i dha fund jetës, duke u...