Pas pak presidenti Thaçi del përsëri në konferencë për media

Lugina

Pas vendimit të qeverisë së Kosovës për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve si masë kundër përhapjes së koronavirus, presidenti Thaçi do të mbajë përsëri sot konferencë për media.

Konferenca do të mbahet sot në orën 10:30, në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Kujtojmë se edhe mbrëmë presidenti Thaçi iu drejtua mediave pas vendimit të qeverisë për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve, vendim ky që u cilësua në shpërputhje me Kushtetutën.

Thaçi tha mbrëmë se të njëjtin vendim do ta dërgojë në Kushtetuese, teksa shtoi se qytetarët nuk janë të obliguar që ta respektojnë.

Po ashtu tha se edhe policët të cilët e zbatojnë vendimin në fjalë kryejnë vepër penale