Pas Kurtit, Thaçi nis takimin me Mustafën

Kosova

(E plotësuar) – Në kabinetin e presidentit ka arritur tashmë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Takimi Thaçi-Mustafa po ndodh pas përfundimit qe presidenti kishte me kryeministrin Albin Kurti.

Isa Mustafa është i shoqëruar nga sekretari Arban Abrashi dhe shefi i deputetëve Arben Gashi.

Zyra e presidentit ka njoftuar që ftesa u janë dërguar të gjitha partive parlamentare, për konsultim për hapat e mëtejmë pasi Kuvendi i mori besimin qeverisë Kurti.

Pas këtij takimi pritet të arrijë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

***

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa ka arritur në Kuvend derisa për pak minuta pritet që të takohet me të parin e shtetit, Hashim Thaçin.

Para tij takim me presidentin është duke mbajtur kreu në detyrë i Qeverisë, Albin Kurti, që sot në takim është ftuar në cilësinë e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në njoftimin që ka lëshuar presidenca shkruhet se Thaçi ka rezervuar nga gjysmë ore për takimet me liderët e vendit, ku do të diskutohet për hapat që do të ndërmerren pas mocionit për rrëzimin e Qeverisë.