Parregullësi në njësinë nr. 16 Caravajkë, gjenden 3 fletëvotimi më shumë se numri i votuesve/Lëvizja për Reforma dorëzon ankesë ndaj parregullësive

Lajme Lugina

Në vendvotimin nr. 16 Caravajkë, ka pasë shkelje drastike të Ligjit për zgjedhje lokale ne atë mënyrë që në këtë vendvotim janë gjendur 3 fleta të votimit me shume se sa votues që janë nënshkruar në fletë të votimit, përkatësisht që realisht kanë votuar.

Për këtë parregullësi është ankimuar pran KKZ Lëvizja për Reforma duke e dorëzuar ankesën në kohë të duhur e duke kërkuar që ky vendvotim dhe rezultatet e saj të shpallen të pavlefshëm dhe e njejta vendvotim të përsëritet.

Lëvizjes për Reforma i duhen jo më shumë se 30 vota që të fitojë mandatin e 6 të këshilltarit në Kuvend Komunal.

Sot KKZ do të vendos për këtë ankesë.

Ndërkohë Kenan Kamberi deklaroi:

KKZ ka marrë vetëm një ankesë

Komisioni komunal zgjedhor në komunën e Preshevës 24 orë pas mbylljes së vendvotimeve ka marrë vetëm një ankesë.
“Ankesa është bërë vetëm për një njësi zgjedhore, atë të Caravajkës me numër 16, dhe KKZ do ta shqyrtoj nesër këtë ankesë” ka deklaruar kryetari i KKZ Kenan Kamberi.