Para nisjes për Bruksel, Kurti bëhet bashkë me Osmanin e Konjufcën

Kosova Lajme



***

Para nisjes për Bruksel, Kurti bëhet bashkë me Osmanin e KonjufcënPara nisjes për në Bruksel, Kryeministri Albin Kurti, do të bëhet bashkë në një aktivitet me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Ata do të bëjnë nderime te Memoriali për të pagjeturit.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

“Kryeministri Albin Kurti së bashku me presidenten Vjosa Osmani dhe me kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca, bën nderime te Memoriali për të pagjeturit”, thuhet në njoftim.Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të udhëtojë për në Bruksel ku do të ketë një vizitë dyditore.Vizitën e Kurtit e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.Ai ka treguar se Kurti do të takohet me presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli, si dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Po ashtu do të takohet edhe me shefim e diplomacisë evropiane, Josep Borrell.Kurti do të jetë bashkë me ministrat Besnik Bislimi dhe Donika Gërvalla”, tha Kryeziu.