Palestina nuk pret që qeveria e re në Izrael të jetë ndryshe nga të vjetrat

Bota Lajme

Ministria e Jashtme e Palestinës tha se qeveria e re e Naftali Bennett e përcaktuar si “Qeveria e Ndryshimit” në Izrael nuk do të jetë ndryshe nga të vjetrat, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim Ministria e Jashtme palestineze theksoi se përveç “tërheqjes së Netanyahut” përcaktimi i qeverisë Bennett si “Qeveria e Ndryshimit” nuk është e saktë dhe se “Qeveria e re nuk do të jetë ndryshe nga të vjetrat”.

Në deklaratë u drejtuan pyetjet e tilla si “Cili është qëndrimi i qeverisë Bennett lidhur me kolonët okupues dhe aneksimin e Bregut Perëndimor? Cili është qëndrimi i saj lidhur me Kudsin dhe situatën historike dhe ligjore atje? Cili është qëndrimi lidhur me marrëveshjen e nënshkruar? Çfarë qëndrimi do të ketë kundër vendimeve të marra nga legjitimiteti ndërkombëtar? Çfarë qëndrimi ka për zgjidhjen me dy shtete, për negociatat me bazë paqen në këmbim të territorit?”.

Më tej thuhet se vendimi i Palestinës për këtë qeveri të re do të jetë i lidhur me sprovat që ajo do të tregojë në situatat në fjalë dhe në ditët e ardhshme.

“Sprovat e qeverisë në të ardhmen do të jenë ‘Marshimi i Madh’ i cili planifikohet të mbahet në Kuds, shembja e vendbanimeve të paligjshme që janë formuar në malin Subeyh në jug të Nablus, shkeljet që vazhdojnë ndaj Xhamisë Al-Aksa, kërcënimet për dëbim ndaj banorëve të Kudsit, bllokada e Gazës dhe rindërtimi i Gazës”, thuhet në deklaratë.

Përfundoi periudha e Netanyahut

Qeveria e koalicionit të formuar nën udhëheqjen e liderit Yair Lapid të partisë Yesh Atid dhe Naftali Bennett liderit të partisë Yamina, mbrëmë morën votëbesimin në një votim të mbajtur në Parlamentin izraelit.

Me marrjen e votëbesimit të koalicionit Lapid-Bennett, Netanyahu humbi postin e kryeministrit të cilin e mbante prej 12 vitesh pa ndërprerë. /aa