Ballina Lajme Lugina Pack: E pafalshme, Kosova tani është në kaos

Pack: E pafalshme, Kosova tani është në kaos

Politikanja gjermane dhe ish-europarlamentarja, Doris Pack, ka reaguar pas zhvillimeve të djeshme që rezultuan me rrëzimin e Qeverisë së Albin Kurtit.

Pack ka thënë se Kosova tashmë ka rënë në krizë në kohën e pandemisë COVID-19, dhe sipas saj një gjë e tillë është e pafalshme për Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Politikanja gjermane thotë se drejtuesit politik të LDK’së kanë luajtur lojën e tradhtisë së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe emisari të Trump për dialogun, Richard Grenell, duke e rrëzur Kurtin.

Sipas saj një gjë e tillë është e pafalshme.

“Në mes të krizës së koronës Kosova ra në kaos. Është e pafalshme se si drejtues politik të LDK’së luajtën lojën perfide të Thaçit dhe Grenellit”, ka shkruar Pack në twitter,

Në orët e vona të së mërkurës me 82 vota pro është rrëzuar Kurti nga pushteti. Mocioni i mosbesimit i inicuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës kishte marrë përkrahjen e të gjitha partive të PAN-it dhe pakicave, ndërkohë ishte kundërshtuar nga Lëvizja Vetëvendosje, kryeparlamentarja Vjosa Osmani dhe dy deputetë të tjerë të LDK’së.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Kosovë/ Një polic i vrarë, dyshohet për vetëvrasje

Një polic është gjendur pa shenja jete në Pejë, përgjatë ditës së hënë në orën 16:20.Bëhet me dije se personi në fjalë...

Eshtë një kategori njerëzish që mund të ketë nevojë për një dozë të tretë të vaksinës anti-COVID

Sipas një studimi të fundit nga specialistët e shëndetit, personat që janë mbipeshë prodhojnë rreth gjysmën e antitrupave që prodhojnë personat em...

Në Shqipëri, 19 viktima dhe mbi 980 raste të reja me COVID-19

Rastet e reja të të prekurve me COVID-19 dhe humbjet e jetëve mes pacientëve që po trajtohen në spitalet e vendit vazhdojnë...

Shkëputet ajsbergu gjigand, 20 herë më i madh se Manhattan

Një ajsberg 20 herë më i madh se sipërfaqja e Manhattan është shkëputur nga Brunt Ice Shelf në pjesën e detit Weddell...