Osmani reagon ndaj vendimit të Supremes: Kurti do të jetë kryeministër

0
27

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Supreme, që i pamundësohet Albin Kurtit të marrë pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit.



Përmes një statusi në Facebook, Osmani ka thënë se në historinë e popujve vota ka dy funksione. Për ta ndëshkuar një model qeverisës dhe për ta hapur një kapitull të ri politik.
Ndërsa shprehet se Albin Kurti do të jetë kryeministër.
Ky është statusi i saj i plotë:


Në historinë e popujve vota ka dy funksione: për ta ndëshkuar një model qeverisës dhe për ta hapur një kapitull të ri politik. Kthesat politike kërkojnë kurajo dhe guxim.
Më 14 shkurt me kurajo dhe guxim, e me vullnetin tuaj, Albin Kurti do të jetë kryeministër!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here