OKB: Kostot e ushqimit në të gjithë botën janë rritur me ritmin më shpejtë në një dekadë!

Bota

OKB-ja kanë bërë të ditur se çmimet globale për ushqimin janë rritur në baza mujore me ritmin më të shpejtë në 10 vitet e fundit.

Pengesat në tregje dhe furnizim për shkak të kufizimeve të Covid-19, kanë krijuar mungesë të ushqimit dhe çmime më të larta. Furnizimet janë prekur nga pengesat në prodhim dhe transport gjatë periudhës së pandemisë.

OKB-ja përdor një indeks të gjerë të kostos globale të ushqimit, i cili ka shënuar rritje për 12 muaj rresht.

Indeksi i çmimit të ushqimit i studion çmimet në të gjithë botën për disa produkte thelbësore si drithërat, farat, qumështin dhe nënproduktet e tij, mishin dhe sheqerin.

Çmimet e ushqimit në bazë mujore, në maj ishin për 39.7% më të larta, rritja më e madhe që nga tetori i vitit 2010.

Rritje shënuan 5 komponentët e indeksit, të nxitur nga rritja e kostos së vajrave bimore, drithërave dhe sheqerit.

Ekspertët kanë paralajmëruar se rritja e kërkesës dhe ulja e prodhimit mund të rrisë inflacionin, teksa ekonomitë dalin nga izolimi i pandemisë./dritare.net