OJQ “Vizioni për zhvillim dhe kooperim” apelon për organizmin konkret për të mbledhur fonde për Rahovicën dhe Raincën

Lajme Lugina

Miq të dashur,
Motra dhe vëllezër,

Dua t’ju drejtohem këtë herë jo pa arsye!
Disa nga ju kanë përjetuar tmerrin e vërshimeve që ndodhën në dy fshatra të Komunës së Preshevës – Rahovicë e Raincë e shumëkush nga ju keni parë foto dhe video të kësaj fatkeqësie natyrore!

Duke e ditur e njohur virtytin e solidaritetit që ka kombi SHQIPTAR, Po JU drejtohem JUVE me apelin dhe lutjen më të sinqertë që në kohë sa më të shpejtë të organizohemi, gjithësecili nga ne, me aq sa mundësitë tona na bëjnë të mundur apo qoftë edhe me përkrahje morale e psikologjike, t’i dalim në krah familjeve të prekura nga kjo ngjarje natyrore!

Populli Shqiptar gjithmonë i ka qëndruar pranë njëri tjetrit, pavarësisht situatave, prandaj jam i bindur që thirrjes sime do t’i bashkangjiteni të gjithë.

Vizioni për zhvillim dhe kooperim