OJQ “Vizioni”/ Pas projektit të Kursit rrobaqepsisë në Preshevë , tashmë projekti rradhës vjen edhe në Bujanoc

Lajme Lugina

Vizioni për zhvillim dhe kooperim në bashkpunim me TIKA dhe Komunën e Bujanocit përmes projeketve vazhdon të krijoje mundësi për të qytetarët e Luginës së Preshevës që të aftësohen profesionalisht.

Pas projektit të Kursit rrobaqepsisë në Preshevë , tashmë projekti rradhës vjen edhe në Bujanoc.
Me përfaqësusit nga administrata e TIKA-së , shefi i kabinetit të kryetar të Komunës Bujanocit z.Sali Salihi , drejtorin e Sh.M ” Sezai Surroi ” Zejni Fehzullahu dhe përfaqësuesit nga Vizioni për zhvillim dhe kooperim ,vizituan nga afër hapsirat për të i parë kushtet ne lidhje me implementimin e
” Kursi i pastiqerisë ” projekti i të cilën Shoqata Vizioni për zhvillim dhe kooperim do të implementoj .

Në Luginë të Preshevës të qytearët kanë pak mundësi ku qytetarët mund të vijojnë trajnime të tilla por përmes ketij projekti qytetarët e Luginës së Preshevës do të i krijohen mundësi te aftësimeve profesionale , ku më pastaj do të kenë një profesion dhe mundësi të fillojn punë në bisneset vednore si profesionist.