OJQ Vizioni me sukses vazhdon implementimin e projektit të Rrobaqepsisë edhe për gjeneratën e tretë

Lajme Lugina

Vazhdon trajnimi për rrobaqepësi edhe për gjeneratën e tretë

Kur para tre viteve OJQ “Vizioni për zhvillim dhe kooperim” Preshevë, filloi projektin e tij për afëtsimin, përgaditjen dhe çertifikimin e kursanteve për rrobaqepësi, shumëkush e pa këtë me skepticizëm.
Mirëpo stafi i saj, e veçanërisht themeluesi i saj Shefki Jonuzi së bashku me bashkëpunëtorët e tij, me përkulje dhe përkushtim iu dedikua projektit të tij, e që pas 6 muajsh, kursantet e para u çertifikuan si profesioniste të rrobaqepësisë.

E në fakt, ishte një ngjarje që me të drejtë u shenua në Preshevë. Ishin prezent bartës të pushtetit lokal por edhe përfaqësuse të TIKA-s nga Turqia si dhe përfaqësues nga Ambasada e Turqisë.
E puna dhe përkushtimi i OJQ “Vizioni për zhvillim dhe kooperim” vazhdoi e do të vazhdojë akoma.
Sot ata po vazhdojn aftësimin edhe me gjeneratën e tretë të kursit profesional të rrobaqepsisë , e që kanë deklaruar se ka akoma shumë të interesuar për këtë profesion.
Një punë e një veprimtari e tillë duhet të jetë shembull për të gjitha OJQ në Luginë, por edhe në rajon, e padyshim aktivitete të tilla do të duhej të organizoheshin edhe nga pushteti lokal në Komunat e Luginës.