OBSh në Shqipëri tregon masat, çfarë duhet të bëni kur dyshoni ose jeni të infektuar me Covid-19

Shqipëri

Organizata Botërore e Shëndetit në Shqipëri ka publikuar masat që duhet të marrë çdo person i dyshuar apo i konfirmuar me virusin Covid-19.

Ata duhet të lajnë rregullisht duart  me sapun dhe me ujë, veçanërisht: • Pas kollitjes apo teshtitjes • Para, gjatë dhe pas përgatitjes së ushqimit • Përpara ngrënies • Pas përdorimit të tualetit • Para dhe pas përkujdesjes për një person të sëmurë • Kur duart janë dukshëm të pista

Personat e tjerë që nuk kanë simptoma duhet të shmangin ekspozimin ndaj personit të sëmurë dhe të mos ndajnë sendet me njëri-tjetrin, siç janë enët e kuzhinës, pjatat, pijet dhe peshqirët. Të dyshuarit si të infektuar duhet të mbulojnë gojën dhe hundën me këndin e brendshëm të bërrylit kur kolliten apo tështijnë ose të përdorin një kartpecetë njëpërdorimshe dhe ta hedhin atë menjëherë pas përdorimit.

Në rastet kur simptomat përkeqësohen dhe arrijnë në ethe, kollë apo vështirësi në frymëmarrje, duhet të njoftojnë menjëherë numrin e urgjencës.