Observatori Sizmologjik në kuadër të Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore kanë kumtuar detaje për serinë e tërmeteve në Maqedoninë e Veriut.

Lajme Maqedonia



Njoftojnë, se në ora 20:40, është regjistruar një seri i tërmeteve me epiqendër rajonale Tetovë- Gostivar me epiqendër prej 65km në jugperëndim të Shkupit.

Ky tërmet, më shumë është ndjerë në vendbanimet Mavrovë, Dibër, Gostivar, Tetovë dhe Kërçovë.

“Më fortë është ndjerë në magnitudë prej 4.6. Sipas informacioneve të deritanishme, ky tërmet më shumë është ndjerë në vendbanimet si Mavrovë, Dibër, Gostivar, Tetovë dhe Kërçovë me intensitet prej V-VI ballë të shkallës makrosizmike evropiane, kurse në pjesët tjera me intensitet prej III-IV ballë sipas të njëjtës shkallë”, sqarojnë nga OS në kuadër të FSHMN-së, transmeton TV21.
Më tej, njoftojnë se tërmeti i orës 22:28 i cili ka ardhur nga po e njëjta epiqendër rajonale, me magnitudë prej 4.4 të shkallës së Rihterit, sipas të dhënave të deritanishme, më shumë është ndjerë në vendbanimet në Mavrovë, Dibër, Tetovë, Gostivar dhe Kërçovë me intenzitet prej IV-V ballë të shkallës makrosizmike evropiane.