Ballina Lajme Bota Numri i të infektuarve nga koronavirusi në SHBA arrin në 200 mijë

Numri i të infektuarve nga koronavirusi në SHBA arrin në 200 mijë

SHBA ka raportuar më shumë se 200 mijë raste nga koronavirusi, në bazë të shifrave të fundit nga Universiteti John Hopkins.

Sipas mediave të huaja, numri i të infektuarve në total është 203 mijë e 608, ndërsa Italia ka numrin e dytë më të lartë me më shumë se 110 mijë raste.

Bëhet e ditur se numri i të infektuarve në të gjithë botën ka shkuar në 911 mijë, 191 mijë persona janë shëruar, ndërsa 45 mijë të tjerë kanë ndërruar jetë.

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghrebreyesus, gjatë një konference në Gjenevë, ka thënë se është mjaft i shqetësuar për shkallën e vdekjeve dhe përhapjen e shpejtë të koronavirusit.

“Gjatë pesë javëve të fundit, ne kemi parë një rritje gati eksponenciale në numrin e rasteve të reja që ka arritur pothuajse në çdo vend, territor dhe zonë”, tha ai.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Psikologët tregojnë 10 mënyra se si të krijoni miqësi me fëmijën tuaj

Ekzistojnë mënyra të mbështetura nga shkenca për t’i forcuar lidhjet dhe për të inkurajuar fëmijën tuaj të jetë i afërt me...

Osmani:Kjo fitore historike më së shumti e mbi të gjitha u takon qytetarëve

Kandidatja më e votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit, Vjosa Osmani përmes një postimi në Facebook i është drejtuar qytetarëve të Kosovës...

Tërmeti “shkund” Greqinë, lëkundjet ndjehen edhe në Prizren

Tjetër tërmet i fuqishëm është ndjerë para pak minutash pranë Larisas. Lëkundjet janë ndjerë dhe në Juglindje të vendit deri në kryeqytet.Në...

Rrëzohet një helikopter ushtarak turk, 11 dëshmorë dhe 2 të plagosur

Si pasojë e incident aksidental të një helikopteri ushtarak në rrethin Bitlis të Turqisë, 11 ushtarë kanë rënë dëshmorë.