Nuk është Rama, s’ka vaksina; vjen Rama, vijnë vaksinat

Lajme Shqipëri

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi herët në mëngjes, gjatë një diskutimi në parlament, se në mbrëmje do të mbërrinin 15,210 doza të tjera të vaksinës të prodhuar nga kompania amerikane “Pfizer”.

Por kur të gjithë prisnin live-n e kryeministrit nga aeroporti i Rinasit, siç ndodh gjithmonë kur avionët sjellin kuti me vaksina, përkrah ministrave Manastirliu dhe Ahmetaj, Ministria e Shëndetësisë doli me një njoftim të dytë duke u shprehur se, sasia e rradhës e vaksinave do të vinte një ditë më pas për shkak të problemeve me transportin.

Sapo kemi marrë njoftim nga kompania dhe autoriteti përgjegjës për transportin e sigurt të vaksinës, se sasia e vaksinave Pfizer, e konfirmuar për të mbërritur mbrëmjen e sotme, shtyhet me 24 orë“, njoftonte MSHMS.