Ballina Lajme “Njëri shkruajti letër amaneti”, vetëvrasja e dy pacientëve me Covid, Pipero bën...

“Njëri shkruajti letër amaneti”, vetëvrasja e dy pacientëve me Covid, Pipero bën deklaratën…

Mjeku Pëllumb Pipero i ftuar tek emisioni “Rudina” ka folur më shumë në lidhje me vetëvrasjet e dy pacientëve tek spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndonëse është shprehur se nuk ka shumë informacion mbi këtë çështje, Pipero ka deklaruar se nga ana mjekësore ndodh një gjë e tillë. “Unë them se nga ana mjekësore ndodh. Unë sot po bisedoja me një të sëmurë aty dhe duke qenë mirë e bukur më tha “doktor sikur po ndjej një dhimbje gjoksi”.

Kjo dhimbja e gjoksit ne na tremb jashtëzakonisht shumë sepse dikush mund të bëjë një infarkt të menjëhershëm miokardi, po kështu ndodh edhe dëmtimi i trurit nga hiposkia, mungesa e oksigjenit. Unë kam insistuar personalisht tek disa pacientë të cilët kanë bërë disa çrregullime të rënda të shëndetit mendor, që kanë pasur psikoza që kanë bërë neuroza, që kanë bërë sjellje të një depresioni të thellë. Për shembull, një pacient shkruajti një letër amaneti dhe dëshironte të vetëvritej. Ndodhia është aq e shpejtë dhe shpesh pa shenja paralajmëruese sepse është mjaft e vështirë për ta dyshuar më herët dhe parandaluar. Ne mjekët përpiqemi t’u zëvendësojmë atë që atyre u duhet shumë më tepër sesa çdo gjë tjetër, në këtë situatë që janë familjarët”, është shprehur Pipero.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Luftoi me fraktura në këmbë ndaj Gaethje, Khabib tregon “provat”

Zbulohen detaje të reja të duelit të fundit të Khabib Nurmagomedov në UFC. Ndërsa ditët kalojnë, rritet miti i luftëtarit nga Dagestani,...

PDSH në Preshevë shpall zgjedhjet e brendshme në të gjitha nivelet e Partisë

NJOFTIMKëshilli qendror i Partisë Demokratike Shqiptare, në mbledhjen e mbajtur më 11.10.2020, ka sjell vendim për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme në...

Diaspora vazhdon ta mbajë gjall Kosovën, për tetë muaj solli mbi 606 milionë euro

Situata e me pandeminë COVID-19, bëri që diaspora të mos mund të vijë këtë vit në Kosovë, mirëpo pavarësisht kësaj, ata dërguan...

Nga sot Kosova ‘’vija të kuqe’’ edhe Gjermanisë – s’mund të vijnë nga këto shtete pa testin PCR

Shtetasit e Gjermanisë tani e tutje nuk do të mund të hyjnë në Kosovë pa e pasur një test PCR-negativ.Pas rritjes së...