Një vit nga infektimet e para me Covid, Manastirliu: Drita në fund të tunelit sa vjen e qartësohet!

Shqipëri

Si sot një vit më parë, autoritetet shëndetësore raportuan zyrtarisht se në Shqipëri kishin mbërritur dy rastet e para me Covid-19.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në “Facebook” shkruan se megjithë vështirësitë mjekët nuk u dorëzuan kurrë në këtë vit sfidues të pandemisë, që njerëzimi e ndesh një herë në shekull.
Manastirliu bën thirrje që ti ndihmojnë të gjithë së bashku, për të ulur vigjilencën dhe më durim e sakrificë të çojmë deri në fund luftën me armikun e padukshëm, duke shtuar: “Sepse drita në fund të tunelit sa vjen e qartësohet, me intensifikimin e vaksinimit antiCOVID”.

Statusi i plotë:

Si sot një vit më parë, nisi beteja në vijën e parë të frontit e stafeve tona mjekësore në përballje me COVID19, në shërbim të jetës
Megjithë vështirësitë, kurrë nuk u dorëzuan në këtë vit sfidues të pandemisë, që njerëzimi e ndesh një herë në shekull.
T’i ndihmojmë të gjithë bashkë, duke mos e ulur vigjilencën, me durim e sakrificë, ta çojmë deri në fund luftën me armikun e padukshëm.
Sepse drita në fund të tunelit sa vjen e qartësohet, me intensifikimin e vaksinimit antiCOVID.